Të Infektuar: 1147

Të Shëruar: 874

Të Vdekur: 30

Formacioni më i mirë në histori të Ligës së Kampionëve

11:41 | 7 Prill 2020

UEFA ka zbuluar formacionin më të mirë në histori të Ligës së Kampionëve.

Kriter për përzgjedhjen e formacionit, janë përfshirjet e futbollistëve në formacionet e viteve të UEFA-s që nga viti 2001.

Pjesë e këtij formacioni sigurisht që është Cristiano Ronaldo, që ka fituar pesë trofe të Ligës së Kampionëve, katër herë më Real Madridin dhe një herë me Manchester United.

Ish bashkëlojtarët e Ronaldos, Iker Casillas dhe Sergio Ramos, janë po ashtu pjesë e formacionit.

Ky formacion dominohet nga lojtarët e Barcelonës, që përfaqësohet me pesë futbollistë.

Lionel Messi, Carles Puyol, Gerard Pique, Xavi Hernandez dhe Andres Iniesta, janë pjesë e formacionit të historik të Ligës së Kampionëve. /Lajmi.net/