Formacioni më i mirë i javës

Fundjava solli ndeshje interesante në ligat kryesore evropiane. Dhe, si zakonisht Eurosport.it ka bërë përzgjedhjen e futbollistëve më të dalluar, duke i bashkuar në formacionin më të mirë të javës. Si shpeshherë, Zlatan Ibrahimovic zë vend në repartin sulmues pas het-trikut që realizoi në fitoren e Paris Saint-Germain ndaj Toulouse 4:2. Për partner i tij…

Sport

24/02/2014 14:49

Fundjava solli ndeshje interesante në ligat kryesore evropiane.

Dhe, si zakonisht Eurosport.it ka bërë përzgjedhjen e futbollistëve më të dalluar, duke i bashkuar në formacionin më të mirë të javës.

Si shpeshherë, Zlatan Ibrahimovic zë vend në repartin sulmues pas het-trikut që realizoi në fitoren e Paris Saint-Germain ndaj Toulouse 4:2. Për partner i tij në sulm, është sulmuesi i Liverpoolit, Daniel Sturridge.

Në mesfushë, gjenden Waris nga Valenciennes, Yaya Toure nga Manchester City, Jordan Henderson nga Liverpool dhe Snodgrass nga Norwich City.

Mbrojtja përbëhet nga Radu i Lazios, Adil Rami nga Milan, John Terry nga Chelsea dhe Rafinha nga Bayern Munich.

Në portë, gardiani i Schalke 04, Fahrmann.