Formacioni i vitit në La Liga – Nuk ka vend për lojtarët e Real Madrid

Real Madrid ka pasur sezonin më të dobët të viteve të fundit në La Liga, duke përfunduar në pozitën e tretë, me 19 pikë më pak se Barcelona.

Sport

20/05/2019 19:20

Skuadra katalane ishte superiore këtë edicion krahasuar me Real Madrid, të fundit këta të cilët nuk u rehatuan me trajnerët gjatë gjithë sezonit.

Se sezoni i ‘Los Blancos’ ishte i tmerrshëm e konfirmon edhe formacioni i viti në La Liga, i publikuar nga ‘WhoScored’.

Ky formacion është bërë duke llogaritur mesataren e notës së ndeshjes për secilin lojtar, dhe në të nuk bën pjesë asnjë lojtar i Real Madrid.

Barcelona e dominon formacionin me katër lojtar në përbërje, por sidoqoftë, nuk ka asgjë zyrtare, pasi nuk është publikuar nga La Liga.

Gjithsesi, më poshtë lajmi.net ua përcjell 11-ën më të mirë të La Liga këtë edicion, sipas ‘WhoScored’. /Lajmi.net/

4-4-2