Formacioni i Realit, dy ndryshime

Dani Carvajal dhe Isco do të luajnë në vend të lënduarve Danilo dhe James Rodriguez, në ndeshjen kundër Espanyolit, të shtunën.

Sport

11/09/2015 14:49

Danilo dhe James Rodriguez u rikthyen të lënduar nga angazhimet e tyre ndërkombëtare.

Mbrojtësi i djathtë dhe mesfushori ofanziv do të mungojnë për një periudhë të konsiderueshme.

Andaj, trajneri Rafael Benitez duhet të gjejë një zgjidhje.

Sipas të përditshmes sportive madrilene “Marca”, Dani Carvajal dhe Isco do të luajnë në vend të lënduarve Danilo dhe James Rodriguez, në ndeshjen kundër Espanyolit, të shtunën.