Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Armenisë

Nesër në Elbasan Arena zhvillohet dhe ndeshja e shumëpritur ndërmjet Shqipërisë dhe Armenisë, teksa nëpër media ka filluar të publikohet dhe formacioni i mundshëm i Kombëtares sonë për këtë përballje.

Sport

28/03/2015 16:01

Trajneri i Kombëtares sonë, Gianni de Biasika disa opsione për formacionin e ndeshjes së nesërme, sidomos në fazën e sulmit.

Skema që do t’i besojë italiani këtij takimi do të jetë pikërisht ajo 4-5-1. Faza defanzive do të jetë problem kryesor për këtë takim, pasi Mërgim Mavraj nuk mund të luajë për shkak të lëndimit.

Në anën tjetër, Arlind Ajeti dhe Naser Aliji nuk kanë të drejtë loje, pasi nuk iu është rregulluar dokumentacioni nga UEFA.

Në portë i padiskutueshëm është Etrit Berisha, ndërsa mbrojtja do të jetë mes Hysajt, Agolli në krahë, Cana në qendër së bashku me Currin ndonëse mund të luajnë në vend të tij njëri nga Lila-Xhaka.

Në mesfushë do të mbetet jashtë top shënuesi më i mirë i kampionatit zviceran, Shkëlzen Gashi dhe talenti i madh Herolind Shala. Treshja e mesfushorëve përbëhet nga Abrashi, Kukeli dhe Memushaj i cili ende nuk është dëshmuar në Kombëtare, ndërsa nga krahët janë Ermir Lenjani dhe Taulant Xhaka, por ky i fundit nëse aktivizohet në qendër të mbrojtjes atëherë vendin e tij do ta zë njëri nga Roshi-Lila.

Në sulm, De Biasi pritet t’i besojë lojtarëve si Sokol Cikalleshi dhe Bekim Balaj. Shkëlzen Gashi pritet të mos startojë në këtë takim, edhe pse ka kaluar në një sezon mëse të përkryer me skuadrën e Baselit.