Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Androrrës

Shqipëria sot do të udhëhiqet nga Evin Bulku dhe Sulejman Mema në ndeshjen ndaj Andorrës.

Sport

25/03/2019 08:52

Kombëtarja e Shqipërisë e shkarkoi Christian Panuccin, pas rezultateve të dobëta në Ligën e Kombeve dhe tash së fundmi humbja ndaj Turqisë.

‘Kuq e Zinjtë’ do të udhëhiqen në ndeshjen ndaj Andorrës nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema, që nuk do të bëjnë ndryshime të mëdha nga ndeshja me Turqinë, raporton lajmi.net.

Shqipëria do t’i kërkojë vetëm tri pikë, në mënyrë që t’i mbajë gjallë shpresat për kualifikimin në Kampionatin Evropian.

Më poshtë mund ta shikoni formacionin e mundshëm të Shqipërisë ndaj Andorrës:

Formacioni i mundshëm: Berisha, Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Veseli, Basha, Grezda, Kaçe, Xhaka, Uzuni, Sadiku. /Lajmi.net/