​Formacioni i mundshëm i Kosovës kundër Qipros

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte do të ballafaqohet me Qipron në kuadër të Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve. “Dardanët” të hënën kanë zhvilluar stërvitjen e fundit për këtë ballafaqim dhe në konferencë për media, trajneri Franco Foda theksoi se Kosova nuk është e kënaqur…

Sport

15/10/2024 11:38

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte do të ballafaqohet me Qipron në kuadër të Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

“Dardanët” të hënën kanë zhvilluar stërvitjen e fundit për këtë ballafaqim dhe në konferencë për media, trajneri Franco Foda theksoi se Kosova nuk është e kënaqur me vendin e dytë dhe se tani e tutje lufta dhe synimi kryesor do të jetë vendi i parë në këtë grup.

I bindur në fitore është shprehur edhe sulmuesi Edon Zhegrova i cili siguroi se ai bashkë me lojtarët tjerë do të japin maksimumin në fushë.

Ndeshja Kosovë-Qipro do të nis nga ora 20:45 dhe ky është formacioni i mundshmë i “Dardanëve”:

Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Dellova, Rrudhani, Jashari, I. Krasniqi, Zhegrova, Rrahmani, Rashica.