lajmi.net

Formacioni i javës në Serie A (Foto)

Dje janë luajtur dhe ndeshjet e fundit të kësaj jave të Serie A, ku dhe Shaqiri e bëri debutimin e tij me fanellën e skuadrës së re, Interit.

Sport

19/01/2015 11:30

Xherdan Shaqiri debutoi me Interin në takimin ndaj Empolit, mirëpo luajti pak minuta dhe  nuk arriti të tregojë vetën e tij për tu futur në këtë formacion.

Milani pësoi humbje në shtëpi, pasi u mposht nga Atalanta me rezultat 1-0, teksa Juventusi e shkatërroi Veronën me rezultat 4-0.

Napoli arriti të fitojë derbin për vendin e tretë, pasi e mposhti në udhëtim skuadrën e Lazios, falë golit të vetëm, të shënuar nga Higuain.

Dybala po vazhdon të shkëlqejë në Serie A, pasi edhe një herë tjetër ishte vendimtar për skuadrën e tij, Palermon.

Foto

Formacioni i javës në Serie A (Foto)

Dje janë luajtur dhe ndeshjet e fundit të kësaj jave në Serie A, e cila ka qenë mjaft interesante dhe me disa rezultate befasuese.

Sport

16/12/2014 12:19

Kapiteni i Kombëtares sonë, Lorik Cana ka bërë një performancë të shjëlqyer me Lazion, duke u futur në këtë formacion.

Menez, Armero dhe Diego Lopez ishin më të dalluarit në fitoren e Milanit kundër skuadrës së Napolit.

Interi fitoi ndaj Chievos me reuzltat 2-0, ku lojtarët më të dalluar ishin D’Ambrosio dhe Ranocchia.

Juventusi ka barazuar në shtëpi me Sampdorian 1-1, teksa Roma fitoi skuadrën e Genoas.

Formacioni 4-4-2

http://lajmi.net/media/image/201412/full/54384600_54391100.JPG

Formacioni i javës në Serie A (Foto)

Portali “Goal”, ka publikuar formacionin më të mirë të xhiros së 13-të në Serie A, të udhëhequr nga yje si Andrea Pirlo nga Juventus dhe dyshja e Romës, Miralem Pjanic e Radja Nainggolan.

Sport

02/12/2014 13:33

Serie A gjatë fundjavës zhvilloi ndeshjet e xhiros së 13-të dhe portali i mirënjohur “Goal”, si zakonisht ka publikuar formacionin me emrat e futbollistëve më të dalluar.

Në portë zuri vend anëtari i Chievos, Albano Bizzarri. Kurse, mbrojtja kompletohet nga Bruno Peres i Torinos, Paolo Cannavaro nga Sassuolo, Sinisa Anedlkovic nga Palermo dhe Faouzi Ghoulam nga Napoli.

Në mesfushë, ylli i Juventusit, Andrea Pirlo, ai i Romës, Miralem Pjanic dhe bashkëlojtari i tij, Radja Nainggolan, si dhe Mati Fernandez nga Fiorentina.

Kurse, dyshja e sulmit përbëhet nga Jeremy Menez i Milanit dhe Eder nga Sampdoria. 

Formacioni i javës në Serie A (Foto)

Lojtarët që patën performancë më të mirë në Serie A gjatë javës së fundit, janë zgjedhur dhe janë futur në një formacion të përgatitur nga goal.com

Sport

04/11/2014 16:07

Edhe pse në Serie A janë disa skuadra të cilat janë duke luajtur mirë, Juventusi është ai që e mban fjalën e fundit. Napoli ka shënuar fitore në derbin ndaj Romës.

Andre Pirlo shkëlqeu në këtë javë dhe kështu u fut në këtë formacion, ndërsa një tjetër lojtar i cili pati performancë mbresëlënëse, është sulmuesi i Lazios, Miroslav Klose.

Callejon luajti shumë mirë në fitoren e Napolit dhe kështu është pjesë e këtij formacioni, ashtu si edhe Paulo De Ceglie i cili shënoi dy gola në fitoren e Parmas kundër Interit. 

Formacioni