lajmi.net

Formacioni i javës në Premierligë

Gjatë mesjavës, Premierliga zhvilloi ndeshjet e xhiros së 14-të dhe portali “Goal”, ka publikuar formacionin e përbërë nga futbollistët më të dalluar.

Sport

04/12/2014 11:26

Premierliga zhvilloi ndeshjet e xhiros së 14-të dhe portali “Goal” ka publikuar formacionin më të mirë.

Në portë, ka zënë vend anëtari i Southamptonit, Fraser Forster.

Kurse, mbrojtja kompletohet nga dyshja e Manchester Cityt, Pablo Zabaleta, Dedryck Boyata, Ciaran Clark nga Aston Villa dhe Cesar Azpilicueta nga Chelsea.

Në mesfushë një inkuadrim i rrallë, Marouane Fellaini nga Manchester United, kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, dhe Ki Sung-Yueng nga Swansea City.

Në sulm, treshja fantastike Alexis Sanchez nga Arsenal, Didier Drogba nga Chelsea dhe Sergio Aguero nga Manchester City.  

Formacioni i javës në Premierligë

Pas përfundimit të xhiros së nëntë në Premierligë, portali “Goal.com” ka publikuar formacionin më të mirë të javës që përmbanë nga dy futbollistë të Chelseas dhe Manchester Unitedit.

Sport

28/10/2014 11:52

Xhiroja e nëntë në Premierligë kaloi nën hijen e derbit mes Manchester Unitedit dhe Chelseas në Old Trafford, që u mbyll në barazim 1:1.

Kurse, në formacionin ideal të javës gjenden nga dy futbollistë të secilës skuadër. Në portë ka zënë vend Thibaut Courtois i cili e ruajti epërsinë e Chelseas deri në minutën e 94-të kur pranoi një gol nga Robin van Persie.

Në mbrojtje gjenden Rafael nga Manchester United, Dummet nga Newcastle dhe Hangeland nga Crystal Palace. Sadio Mane nga Southampton, Marouane Fellaini nga Manchester United, Nemanja Matic nga Chelsea dhe Alex Song nga West Ham e kompletojnë mesfushën.

Kurse, në sulm gjendet treshja Samuel Eto’o nga Everton, Wilfreid Bony nga Swansea dhe Alexis Sanchez nga Arsenal.