Formacioni i frikshëm i Barcës për sezonin 2019-2020

Barcelona mbrojti titullin në La Liga sezonin e kaluar, por pësuan eliminimin të rëndë nga Liga e Kampionëve, duke u përmbysur nga Livepool.

Sport

14/08/2019 08:33

Katalanët ishin të prirë për një sukses të madh kur krijuan distancë të madhe nga ndjekësit e parë në La Liga, ndërsa mposhtën Liverpoolin 3:0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, dhe në Kupën e Mbretit, tashmë kishin siguruar finalen.

Por, fundi i sezonit ishte tragjik për skuadrën e Ernesto Valverde, që u përmbysë nga Liverpool duke u mundur 4:0 në ‘Anfield Road’, ndërsa në finale të Kupës së Mbretit, u befasuan nga Valencia.

Këto dështime kanë shtyrë Barcelonën të sjellë përforcime në skuadër, si Antoine Griezmann nga Atletico Madrid, dhe Frenike de Jong nga Ajax.

Me këta dy lojtarë, Barcelona krijon një formacion të mirë për sezonin e ardhshëm, ku do të kërkojë të fitojë në të gjitha garat pjesëmarrëse./Lajmi.net/