Formacioni i Francës kundër Shqipërisë (Foto)

Selektori i Francës, Didier Deschamps ka zbuluar formacionin me të cilin skuadra e tij do të fillojë ndeshjen miqësore kundër Shqipërisë, të premten.

Sport

13/11/2014 22:51

Selektori i Francës, Didier Deschamps duket se i ka zgjidhur të gjitha enigmat sesi do të luajë në ndeshjen me Shqipërinë, duke bërë të ditur formacionin që do të aktivizojë në këtë përballje që në konferencë për shtyp.

Deschamps zbuloi se do të luajë me rreshtimin 4-4-2, ku në majë të sulmit do të qëndrojë Benzema dhe Lacazzette, kjo për faktin se kërkon t’i japë një mundësi këtyre dy lojtarëve për të krijuar partnerit në vijën e parë.

Deschamps po ashtu tregoi se në qendër të mbrojtjes do të aktivizohen Varane dhe Yanga-Mbiwa, ndërsa nga krahët do të luajnë Digne dhe Jallet.

Ndërkohë që në mesfushë, Valbuena dhe Cabaye do të vendosen në qendër me Pogba e Sisokho të hapur nga krahët duke propozuar një Francë me emrat më të mira pothuajse në dispozicion.