Formacioni i dështakëve të Premierligës

Mesut Ozil, Erik Lamela e Simon Mignolet janë emra të shquar, por ata janë përfshirë në formacionin e dështakëve të sezonit të sapo përfunduar në Premierligë, nga tabloidi britanik Metro.

Sport

14/05/2014 10:28

Edhe pse disa prej tyre erdhën në fillim të këtij sezoni si përforcime të mëdha në skuadrat përkatëse, kjo nuk do të thotë se ata dhanë atë që pritej prej tyre. Por, edhe disa të tjerë nuk ishin në nivelin e detyrës.

Dhe, kështu të gjithë së bashku kanë përfunduar në formacionin e dështakëve të sezonit të sapo përfunduar në Premierligë.

Tabloidi britanik Metro ka publikuar emrat e 11 futbollistëve që nuk u shquan me paraqitjet e tyre në edicionin e fundit, dhe në mesin e tyre paraqiten yje si portieri i Liverpoolit, Simon Mignolet, mbrojtësi i Liverpoolit, Kolo Toure, përforcimi më i shtrenjtë në histori të Arsenalit, Mesut Ozil, investimi rekord i Tottenhamit, Erik Lamela, e disa të tjerë.

Formacioni:

Simon Mignolet (Liverpool), Kolo Toure (Liverpool), Jores Okore (Aston Villa), Aly Cissokho (Liverpool), Florian Marange (Crystal Palace), Erik Lamela (Tottenham), Marouane Fellaini (Manchester United), Mesut Ozil (Arsenal), Scott Sinclair (West Brom), Roberto Soldado (Tottenham), Andy Carroll (West Ham).