Formacioni i Barcelonës me Cuadradon

Barcelona e ka gati formacionin e saj anti-Real Madrid. Gjiganti katalan pret ardhjen e Juan Cuadrados për të kompletuar njëmbëdhjetëshen e parë.

Sport

13/08/2014 14:43

Pamjen e parë të atij që mund të jetë formacioni i Real Madridit e kemi parë mbrëmë në fitoren 2:0 ndaj Sevillas në Superkupën e Evropës.

James Rodriguez e Toni Kroos si përforcime të reja të Los Blancos debutuan në ndeshje zyrtare dhe e fituan titullin e parë me skuadrën e tyre të re.

Por, si do të duket rivali i tyre më i madh Barcelona në edicionin e ardhshëm. E përditshmja sportive katalan “Mundo Deportivo” ka publikuar atë që pritet të jetë formacioni bazë i gjigantit nga Camp Nou në edicionin e ardhshëm.

Në të është përfshirë edhe Juan Cuadrado, ylli i Fiorentinës që kërkohet nga Luis Enrique, dhe përforcimi i ri, sulmuesi Luis Suarez.