Formacionet zyrtare: Zvicër – Honduras

Zvicra dhe Hondurasi kanë publikuar formacionet zyrtare për ballafaqimin e tyre vendimtar në kuadër të Grupit E në Kampionatin botëror.

Sport

25/06/2014 22:04

Katër futbollistë shqiptarë do të luajnë në formacionin bazë të Zvicrës për ndeshjen e rëndësishme dhe vendimtare kundër Hondurasit në kuadër të Grupit E në Kampionatin botëror.

Granit Xhaka, Valon Behrami, Admir Mehmedi dhe Xherdan Shaqiri do të luajnë nga minuta e parë për skuadrën helvetike që kërkon fitoren, me shpresë që Franca nuk mposhtet nga Ekuadori, për të siguruar kualifikimin tutje.

Këto janë formacionet zyrtare të skuadrave:

Zvicër: Benaglio, Lichtsteiner, Inler, Xhaka, Behrami, Rodriguez, Mehmedi, Drmic, Djourou, Schaer, Shaqiri.

Honduras: Valladares, Figueroa, Bernardez, J Garcia, W Palacios, Bengtson, Costly, B Garcia, Espinoza, Claros, Beckeles.