Formacionet zyrtare: Shqipëri – Bjellorusi

Shqipëria do të luajë në orën 16:00 sfidën e fundit të Nations League ndaj Bjellorusisë. Kjo ndeshje do të jetë si një finale pasi do të përcaktojë se cila skuadër do të arrijë në vendin e parë.

Sport

18/11/2020 14:55

Pas fitores ndaj Kazakistanit, kuqezinjtë kërkojnë fitoren e dytë radhazi në “Air Albania” dhe do të kenë dy mungesa të sigurta si Abrashi për shkak pezullimi si dhe Hysaj me Covid-19. Pak minuta më parë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare nga të dy trajnerët.

Trajneri Reja ka ulur në stol Kallakun dhe Uzunin duke aktivizuar Laçin dhe Memollën. Në vend të Hysajt dhe Abrashit do të luajnë Dokën dhe Gjasulën.

Shqipëria: Berisha, Doka, Gjimshiti, Veseli, Ismajli, Memushaj, Gjasula, Memolla, Laçi, Manaj, Cikalleshi.

Bjellorusia: Khatkevich, Bordachev, Sachivko, Polyakov, Yuzepchuk, Staasevich, Yablonski, Meavski, Ebong, Skavyash, Lisakovich.