Formacionet zyrtare: Milan – Empoli

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e xhiros së 29-të në Seria A, ndërmjet Milan dhe Empoli.

Sport

12/03/2022 19:35

Milani duhet të marrë pikët e plota në takimin e sotëm ndaj Empolit, nëse duan të jenë kryesues të tabelës edhe më tej.

Ekipi i Stefano Piolit po kalojnë në një formë të mirë këtë sezon në Seria A. Ata aktualisht janë në vendin e parë me 60 pikë, dy më shumë se sa ndjekësi i tyre më i afërt Interi.

Empoli është një skuadër solide që ndodhen në vendin e 13 në tabelë dhe pritet të mos i shkaktojnë telashe Milanit.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell formacionet zyrtare për ndeshjen e cila luhet sot me fillim nga ora 20:45.

Milan: Maignan, Calabria, Tomori, Kalulu, Florenzi, Bennacer, Kessie, Alexis, Diaz, Leao, Giroud.

Empoli: Vicario, Parisi, Luperto, Romagnoli, Stojanovic, Bandinelli, Asllani, Zurkowski, Bajrami, Pinamonti, Henderson.