Formacionet zyrtare: Kosovë – Danimarkë

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes miqësore në mes të Kosovës dhe Danimarkës.

Sport

21/03/2019 17:55

Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë sot ndeshjen miqësore ndaj Danimarkës, para ndeshjes kualifikuese ndaj Bullgarisë për EURO 2020.

Ndeshja që fillon në ora 19:00, do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, gjersa 13 mijë tifozë do të jenë prezent.

Të dy Përfaqësueset kanë publikuar formacionet zyrtare, gjersa në këtë ndeshje do të mungojnë Hekuran Kryeziu dhe Valon Berisha, që janë të lënduar, raporton lajmi.net.

Kosova ka publikuar 11 emrat që do të startojnë ndaj Danimarkës, gjersa në portë do të startojë, Arijanet Muric.

Kapiten i skuadrës për këtë ndeshje do të jetë Herolind Shala, pasi Samir Ujkani është lënë në stol nga Bernard Challandes.

Kosova nuk ka pësuar humbje që 10 ndeshje, duke fituar tetë dhe ka barazuar në dy, ndërsa ka shënuar dy gola pë ndeshje.

Më poshtë, Lajmi.net ua sjellë formacionet zyrtare të ndeshjes, Kosovë – Danimarkë. /Lajmi.net/

Kosova vs Danimarka: