Formacionet zyrtare: Itali – Spanjë

Sonte përballen dy gjiganët evropian.

Sport

06/10/2021 19:34

Kombëtarja e Italisë do të ballafaqohet me Spanjën me fillim nga ora 20:45, shkruan lajmi.net.

Ky duel luhet në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve në stadiumin “San Siro”

Këto dy ekipe u përballen edhe në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, ku fitore shënuan ‘Azzurrët’ pas ekzekutimit të penalltive.

Të dyja Kombëtaret janë të motivuar dhe dëshirojnë të marrin në shtëpi trofeun, por fillimisht duhet të arrijnë në finale më pas do të kenë punë me fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Francës dhe Belgjikës.

Italia po kalon formë fantastike pasi janë në një seri prej plotë 37 ndeshjeve pa humbje dhe do të synojnë të vazhdojnë këtë rekord, por nuk do ta kenë aspak të lehtë ndaj ‘Furisë së Kuqe’ që synon të rikthej lavdinë e dikurshme.

Për Spanjën sonte do të debutojë futbollisti i ri i Barcelonës, Gavi që ka impresionuar me paraqitjet e tij këtë edicion.

Këto janë formacionet që kanë përzgjedhur dy trajnerët Roberto Mancini e Luis Enrique.

Formacioni i Spanjës: Simon, Azpilicueta, Laporte, Torres, Alonso, Koke, Busuqets, Gavi, Sarabia, Torres, Oyarzabal

Formacioni i Italisë: Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Bastoni, Emerson; Barella, Jorginho, Verratti; Chiesa, Bernardeschi, Insigne /Lajmi.net/