Formacionet zyrtare Itali – Belgjikë

Italia dhe Belgjika do ta zhvillojnë duelin për vendin e tretë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Sport

10/10/2021 14:05

Dy kombëtaret në pamundësi për të prekur finalen e Ligës së Kombeve, duke u eleminuar nga Spanja, respektivisht Franca, do të luajnë për vendin e tretë.

Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare të të dyja kombëtareve.

Italia: Donnarumma; Di Lorenzo, Acerbi, Bastoni, Emerson; Locatelli, Pellegrini, Barella; Chiesa, Raspadori, Berardi

Belgjika: Courtois; Alderweireld, Denayer, Vertonghen; Saelemaekers, Witsel, Tielemans, Castagne; Vanaken, Carrasco; Batshuayi

Ndeshja do të filloj nga ora 15:00 dhe do të luhet në Allianz Stadium të Juventusit. /Lajmi.net