Formacionet zyrtare: Inter – Spezia

Gjiganti italian synon ta marrë fitoren e radhës në Serie A.

Sport

01/12/2021 17:38

Skuadra e Interit e pret në shtëpi Spezian në ndeshjen që luhet nga ora 18:30, shkruan lajmi.net.

Interi pozicionohet në vendin e tretë me 31 pikë, ndërsa Spezia ka 11 pikë në vendin e 17-të.

Nerazzurët llogariten favorit apsolut të marrin tre pikët sonte, ndërsa Spezia do të mundohet të shkaktojë befasi.

Formacioni i Interit: Handanovic; Skriniar, D’Ambrosio, Dimarco; Dumfries, Gagliardini, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Lautaro Martinez, Correa

Formacioni i Spezias: Provedel; Amian, Erlic, Nikolaou, S Bastoni; Kovalenko, Sala, Maggiore; Antiste, Nzola, Gyasi /Lajmi.net/