Formacionet zyrtare: Gjermania–Algjeria

Gjermania dhe Algjeria do të përballen sonte në mes vete, në ndeshjen e vlefshme për të tetën e finales së Botërorit. Të dyja skuadrat i kanë publikuar formacionet zyrtare me të cilat do ta nisin këtë takim.

Sport

30/06/2014 22:01

Gjermania do ta kërkojë sonte kualifikimin në çerekfinale të Botërorit, pas përballjes që do ta ketë me Algjerinë.

Mirëpo, edhe këta të fundit do të mundohen ta vazhdojnë ëndrrën dhe mrekullinë e tyre. Futbollisti shqiptar, Shkodran Mustafi do të luajë nga minuta e parë sonte.

Të dyja skuadrat i kanë publikuar formacionet zyrtare, me të cilat do ta nisin ndeshjen e sontme.

Gjermania: Neuer, Howedes, Schweinsteiger, Ozil, Muller, Lahm, Mertesacker, Kroos, Gotze, Boateng, Mustafi.

Algjeria: Mbolhi, Ghoulam, Belkalem, Halliche, Lacen, Feghouli, Slimani, Soudani, Taider, Mandi, Mostefa.