Formacionet zyrtare: Feronikeli – Lincoln Red

Feronikeli do debutojë në Ligën e Kampionëve mbrëmjen e sontme, teksa do përballet me Lincoln Red Imps.

Sport

25/06/2019 20:01

Kjo ndeshje është e vlefshme për parakualifikimet e Ligës së Kampionëve, të cilat po mbahen në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, raporton lajmi.net.

Kampioni i Kosovës sonte do ta ketë përballë kampionin e Gjibraltarit, ndërsa janë publikuar formacionet zyrtare të kësaj sfide.

Trajneri Zekirja Ramadani ka vendosur 11-shen më të mirë sonte në fushë, andaj janë favoritët kryesor për të triumfuar.

Më poshtë mund të shihni formacionet zyrtare nga të dyja ekipet, teksa ndeshja starton nga ora 20:45. /Lajmi.net/