Formacionet zyrtare Dukagjini – Llapi

Dukagjini dhe Llapi do të zhivllojnë një nga tre duelet interesante të xhiros së 17-të të BKT Superligës.

Sport

05/12/2021 12:18

Dukagjini do ta mirëpresë në Klinë skuadrën në formë të Llapit.

Llapi gjendet në një formë fantastike pasi ka katër fitore dhe një barazim në pesë ndeshjet e fundit në kampionat, duke u ngritur në pozitën e katërt me 25 pikë, ndërkohë Dukagjini pozicionohet si e parafundit në tabelë me 16 pikë  dhe është pa fitore në tri duelet e fundit në kampionat.

Formacionet zyrtare të të dyja skuadrave për këtë ballafaqim.

Dukagjini: Muhaxhiri, Dallku, Kuqi, Basriu, Shala, Ahmeti, Shabani, Millaku, Carioca, Jashanica, Chibueze.

Llapi: Coric, Idrizi, Prençi, Emini, Ramadani, Selmani, Maliqi, Krasniqi, Shabani, Rivera, Firmino.

Ndeshja fillon nga ora 13:00 dhe zhvillohet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë. /Lajmi.net/