Formacionet zyrtare Drenica – Llapi

Një ndeshje mjaft interesante pritet të zhvillohet mes Drenicës dhe Llapit.

Sport

25/11/2021 12:17

Dy skuadrat e gjejnë vetën në momentume krejtësisht të kundërta.

Llapi gjendet në formë të mirë pasi ka fituar secilën nga tre ndeshjet e fundit në Superligë, duke përfshirë atë të fundit ndaj Ballkanit, gjersa Drenica në formë katastrofale ka pësuar tri disfata në tri ndeshjet e fundit.

Llapi gjendet në pozitën e katërt me 21 pikë të mbledhura, gjersa Drenica pozicionohet në pozitën e gjashtë me 20 pikë të mbledhura.

Formacionet zyrtare të të dyja skuadrave.

Drenica: Kaloshi, Qaqi, Lushtaku, Jashari, Thaçi, Derivishaj, Mëziu, Avdulli, Da Silva, Uka, Zabërgja.

Llapi: Coric, Prençi, Idrizi, Shabani, Peposhi, Maliqi, Ramadani, Riviera, Veliu, Firmino, Neto.

Ndeshja zhvillohet nga ora 13:00 në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj. /Lajmi.net/