Formacionet zyrtare: Crystal Palace – Tottenham

Nga ora 13:30 zhvillohet ndeshja hapëse e xhiros së katërt në Premier League.

Sport

11/09/2021 12:35

Crystal Palace e pret në shtëpi Tottenhamin nga ora 13:30, shkruan lajmi.net.

Tottenhami prin e vetme në tabelë pas tri ndeshjeve të para me nëntë pikë të grumbulluara, dhe synon të vazhdojë me fitore.

Në anën tjetër Crystal Palace ka dy pikë, andaj sot kërkon që para publikut të saj të arkëtojë pikët e radhës.

Spurs të tri duelet e para i kanë fituar me rezultat identik 1-0, në krye me Harry Kane në sulm pritet të realizojnë më shumë gola në vazhdim.

Në këtë ndeshje do të debutojë Emerson Royal për Tottenhamin.

Formacioni i Crystal Palace: Guaita, Ward, Guehi, Andersen, Mitchell, Kouyate, Mcarthur, Gallagher, Ayew, Benteke, Zaha

Formacioni i Tottenhamit: Lloris, Royal, Tanganga, Dier, Reguilon, Hojbjerg, Winks, Skipp, Alli, Lucas, Kane. /Lajmi.net/