Formacionet zyrtare: Chelsea – Atletico Madrid
Chelsea dhe Atletico Madrid kanë zbuluar formacionet bazë me të cilat do të fillojnë ndeshjen e kthimit në Stamford Bridge, në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Sport
Chelsea dhe Atletico Madrid kanë publikuar formacionet zyrtare për duelin në Stamford Bridge.
Gjiganti londinez dhe ai madrilen do të ndeshen në Stamford Bridge në takimin e kthimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Skuadrat barazuan pa gola në duelin e parë në Vicente Calderon dhe sonte do të kërkojnë t’i bashkohen Real Madridit në finalen e madhe të Lisbonës.
Chelsea: Schwarzer; Ivanović, Terry, Cahill, Cole; Azpilicueta, Luiz, Ramires; Willian, Hazard; Torres
Atletico Madrid: Courtois; Torres, Miranda, Godin, Luis, Cardoso, Suarez, Koke, Arda Turan, Adrian, Diego Costa.