Formacionet zyrtare: Ballkani synon fitore pas një kohe ndaj Dukagjinit
Ballkani dhe Dukagjini kanë publikuar formacionet startuese para ndeshjes në Superligën e Kosovës në futboll. Kampionët e Kosovës janë nikoqir të Dukagjinit, në stadiumin e qytetit në Suharekë, me fillim nga ora 13:00, shkruan lajmi.net. “Portokallezinjtë” synojnë fitore pas një kohe të gjatë ndaj Dukagjinit. Ballkani nuk dinë për fitore ndaj klinasve në katër ndeshjet…

Sport
Ballkani dhe Dukagjini kanë publikuar formacionet startuese para ndeshjes në Superligën e Kosovës në futboll.
Kampionët e Kosovës janë nikoqir të Dukagjinit, në stadiumin e qytetit në Suharekë, me fillim nga ora 13:00, shkruan lajmi.net.
“Portokallezinjtë” synojnë fitore pas një kohe të gjatë ndaj Dukagjinit.
Ballkani nuk dinë për fitore ndaj klinasve në katër ndeshjet e fundit.
Ballkani ka 29 pikë në pozitën e parë, teksa Dukagjini zë vendin e gjashtë me 17 pikë.
Formacionet zyrtare:
Ballkani: Koliçi, Thaqi, Jashanica, Halili, Tashi, Limaj, Ismajlgeci, Hamidi, Gripshi, Berisha, Kryeziu
Dukagjini: Muhaxhiri, Basri, Iseni, Dallku, Neziri, Hugo, Feka, Shabani, Syla, Solomon, Morina./Lajmi.net/