Formacionet zyrtare: Arbëria – Gjilani

Sot (e martë) do zhvillohet sfida interesante mes Arbërisë së Dobrajës dhe Gjilanit, në kuadër të xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës.

Sport

24/11/2020 12:20

Vendasit pas humbjes në xhiron e fundit synojnë t’i kthehen fitoreve, shkruan lajmi.net.

Kurse, Gjilani që nuk di për humbje në 10 xhirot e fundit synon të vazhdojë me seritë pozitive.

Formacionet zyrtare të dy skuadrave:

Arbëria: Kaçiu, Arrabal, Bahtiri, Llugiqi, Avdulli, Kryeziu, Ibrahimi, Bruqi, Bilalli, Shaqiri, Pira.

Gjilani: Koliçi, Frashëri, Fustar, Veliu, Ferreira, Aziz, Useini, Hila, Progni, Hajdari, Nikac.

Takimi nis në ora 13:00./Lajmi.net/