Formacionet e mundshme: Villarreal – Barcelona

Sonte zhvillohet një ndeshje mjaft interesante në La Liga.

Sport

27/11/2021 11:03

Villarreali takohet me Barcelonën sonte nga 21:00 në kuadër të xhiros së 14-të, shkruan lajmi.net.

Barça momentalisht zë vendin e shtatë me 20 pikë, ndërsa Villarreali është e 12-ta me 16 pikë.

Të dyja skuadrat janë duke kaluar në formë të luhatshme këtë edicion, andaj sonte do të kërkojnë pikët maksimale.

Te ‘Blaugranët’ Ousmane Dembele është riaftësuar plotësisht nga lëndimi dhe pritet të startojë nga fillimi sonte.

Formacioni i mundshëm i Villarrealit: Rulli; Foyth, Albiol, Torres, Pedraza; Parejo, Coquelin, Capoue; Pino, Dia, Danjuma

Formacioni i mundshëm i Barcelonës: Ter Stegen; Mingueza, Pique, Garcia, Alba; Nico, Busquets, De Jong; Dembele, Depay, Gavi /Lajmi.net/