Formacionet e mundshme: Real Madrid – Atletico Madrid
Real Madrid dhe Atletico Madrid zhvillojnë sonte derbin e qytetit në kudër të xhiros së tretë në La Ligë. Këto janë formacionet e mundshme të skuadrave.

Sport
Real Madrid kërkon fitoren pas disfatës së befasishme një xhiro më parë në udhëtim te Real Sociedad.
Por, Los Blancos do të kenë punë mjaft të vështirë derisa presin kampionin në fuqi të La Ligës, Atletico Madrid, në Santiago Bernabeu.
Këto janë formacionet e mundshme të skuadrave për duelin që do të fillojë në ora 20:00.
Real Madrid: Casillas, Ramos, Pepe, Arbeloa, Coentrao, Kroos, Modric, James, Ronaldo, Bale, Benzema.
Atletico Madrid: Moya, Miranda, Godin, Siqueira, Juanfran, Gabi, Tiago, Koke, Raul Garcia, Jimenez, Mandzukic.