Formacionet e mundshme: Kosta Rikë – Angli

Kosta Rika dhe Anglia zhvillojnë duelin e tyre të fundit në kuadër të Grupit D në Kampionatin botëror. Këto janë formacionet e mundshme të skuadrave.

Sport

24/06/2014 13:18

Në të njëjtën orë me Uruguain dhe Italinë, në fushë do të zbresin edhe dy skuadrat e tjera nga Grupi D, Kosta Rika dhe Anglia, për të zhvilluar ballafaqimin e tyre të fundit në fazën e parë të garës.

Kosta Rika në fakt është kualifikuar dhe do të luajë edhe së paku një ndeshje tjetër pas kësaj, kurse Anglia është eliminuar dhe do të kthehet në shtëpi, por do të mundohet ta bëjë këtë me fitore, duke konsideruar se është mposhtur në dy duelet e para.

Këto janë formacionet e mundshme të skuadrave:

Kosta Rika (5-4-1): Navas; Gamboa, Duarte, Gonzalez, Umana, Diaz; Ruiz, Tejeda, Borges, Bolanos; Campbell.

Anglia (4-2-3-1): Foster; Johnson, Jones, Smalling, Shaw; Lampard, Milner; Lallana, Barkley, Wilshere; Lambert.