Formacionet e mundshme: Holandë – Ukrainë

Sonte nga ora 21:00, zhvillohet ndeshja mes Kombëtares së Holandës dhe Ukrainës.

Sport

13/06/2021 11:05

Ndeshja mes Holandës dhe Ukrainës zhvillohet sonte nga ora 21:00, raporton lajmi.net.

Kjo përballje zhvillohet në stadiumin “Johan Cruijff Arena”, në kuadër të Grupit C të “Euro 2020”, pjesë e këtij grupi janë edhe Austria dhe Maqedonia e Veriut.

Holanda hyn në këtë ndeshje si favorit, ‘Tulipanët’ vuajnë mungesën e Virgil Van Dijk, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës është e kompletuar.

Ukraina ka skuadrën e plotë për këtë ndeshje, dhe janë të uritur që të nxjerrin rezultat pozitiv.

Formacioni i mundshëm i Holandës:

Stekelenburg; Dumfries, De Ligt, De Vrij, Blind; F. De Jong, Klaassen, Wijnaldum; Berghuis, L. De Jong, Depay

Formacioni i mundshëm i Ukrainës:

Bushchan; Karavaev, Zabarnyi, Matviyenko, Mykolenko; Zinchenko, Sydorchuk, Malinovskyi; Yarmolenko, Yaremchuk, Zubkov. /Lajmi.net/