Të Infektuar: 100.655

Të Shëruar: 85.842

Të Vdekur: 2.053

Formacionet e mundshme: Bayern – PSG

9:41 | 7 Prill 2021

Sonte (e mërkurë) do zhvillohet ndeshja mes Bayern Munichut dhe PSG-së, e vlefshme për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Të dy skuadrat kanë mungesa të shumta shkaku i lëndimeve dhe rasteve pozitive, por do ‘luftojnë’ vetëm për fitore, shkruan lajmi.net.

Te Bayerni mungojnë yjet si Robert Lewandowski dhe Serge Gnabry, derisa te PSG-ja vërehen mungesat e Marco Verrattit, Danilo Pereira, Leandro Paredes dhe Mauro Icardit.

Formacionet e mundshme:

Bayern (4-2-3-1): Neuer; Pavard, Boateng, Alaba, Davies; Kimmich, Goretzka; Sane, Muller, Coman; Choupo-Moting

PSG (4-2-3-1): Navas; Dagba, Marquinhos, Kimpembe, Diallo; Herrera, Gueye; Di Maria, Draxler, Mbappe; Neymar

Ndeshja nis në ora 21:00./Lajmi.net/