lajmi.net

Formacionet e mundshme: Barcelona – Atletico Madrid

Barcelona pret Atletico Madridin në Camp Nou në ndeshjen e parë çerekfinale në Copa del Rey. Këto janë formacionet e mundshme të skuadrave.

Sport

21/01/2015 10:08

Barcelona dhe Atletico Madrid ndeshen sonte në Camp Nou në duelin e parë të çerekfinales në Copa del Rey.

Gjiganti katalan do të mundohet të arrijë një rezultat të favorshëm para ndeshjes së kthimit në Vicente Calderon. Këto janë formacionet e mundshme të skuadrave.

Barcelona: Ter Stegen, Alba, Mascherano, Pique, Alves, Busquets, Rakitic, Iniesta, Messi, Suarez, Neymar.

Atletico: Oblak, Juanfran, Miranda, Godin, Siquera, Koke, Mario, Arda, Griezmann, Mandzukic, Torres. 

Formacionet e mundshme: Barcelona – Atletico Madrid

Barcelona dhe Atletico Madrid zhvillojnë sonte ‘finalen e La Ligës’ në Camp Nou që do të përcaktojë kampionin e ri të La Ligës. Cilat pritet të jenë formacionet bazë të skuadrave?

Sport

17/05/2014 10:42

Barcelona dhe Atletico Madrid ndeshen sonte në Camp Nou, në ballafaqimin që do të përcaktojë kampionin e ri të La Ligës.

Gjiganti katalan do ta mbrojë titullin në rast të fitores ndaj skuadrës së Diego Simeones, edhe pse me pikë të barabarta, por bilanc superior në duele të ndërsjella.

Mirëpo, madrilenëve do t’ju mjaftojë edhe vetëm një pikë për të mbyllur një edicion të jashtëzakonshëm dhe sukses historik.

Sa i përket skuadrave dhe futbollistëve në dispozicion, Barcelona ka pak më tepër telashe pas lëndimit të rëndë të portierit Victor Valdes, kurse sulmuesi Neymar nuk është në gjendje të mirë fizike.

Ndërsa, Atletico ka rikuperuar sulmuesin kryesor Diego Costa dhe Simeone ka bërë të ditur se reprezentuesi spanjoll do të jetë titullar në Camp Nou. Këto janë formacionet me të cilat pritet të fillojë sfida në ora 18:00.

Barcelona (4-3-3): Pinto, Pique, Mascherano, Alves, Alaba, Xavi, Busquets, Iniesta, Fabregas, Sanchez, Messi.

Atletico Madrid (4-4-2): Courtois, Miranda, Godin, Luis, Juanfran, Gabi, Turan, Tiago, Koke, Costa, Villa.

LM