Formacionet e mundshme: Arsenal – Crystal Palace

Mikel Arteta do të ketë një sfidë tjetër përpara vetës, ku do të përballet me Crsystal Palace me fillim nga ora 21:00.

Sport

14/01/2021 10:04

Pothuajse gjithë klubet nga Londra po kanë probleme këtë stinor të Premierligës, pasi asnjëri nga ta nuk është në zonën e Ligës së Kampionëve.

Tottenham janë në vendin e 6-të në Premierligë, ku pas tyre në vendin e 9-të janë Chelsea, ndërsa Arsenali gjendet në pozitën e 11, transmeton lajmi.net.

Crystal Palace në anën tjetër me një fitore eventuale do të ngjitej në tabelë dhe do t’ia merrte pozitën Arsenalit.

Formacionet e mundshme për ndeshjen sotme:

Arsenal:Leno; Bellerin, Holding, Mari, Tierney; Ceballos, Xhaka; Saka, Smith Rowe, Aubameyang; Lacazette

Crystal Palace: Guaita; Ward, Kouyate, Tomkins, Van Aanholt; Townsend, Milivojevic, McArthur, Eze; Zaha, Benteke/Lajmi.net/