Formacionet e mundshme: Argjentinë – Iran
Argjentina ndeshet me Iranin në kuadër të rrethit të dytë në Grupin F në Kampionatin botëror. Dhe, gjiganti nga Amerika e Jugut pritet të sulmojë kundërshtarin me tre sulmues.
Sport
Lionel Messi, Sergio Aguero dhe Ezequiel Lavezzi pritet të përbëjnë sulmin e Argjentinës për ndeshjen kundër Iranit në kuadër të rrethit të dytë në Grupin F të Kampionatit botëror.
Pas fitores në ballafaqimin e parë ndaj Bosnjës e Hercegovinës, Messi me shokë kërkon tri pikë të reja për të vulosur kualifikimin tutje për në fazën eliminatore.
Këto janë formacionet e mundshme të skuadrave:
Argentina (4-3-3): Romero; Zabaleta, Fernandez, Garay, Rojo; Gago, Mascherano, Di Maria; Messi, Aguero, Lavezzi.
Iran (4-5-1): Haghighi; Heydari, Haji Safi, Hosseini, Sadeghi; Nekounam, Timotian, Montazeri, Dejagah, Poolad; Ghoochannejad.
Gjyqtar: Milorad Mazic (Serbi)