Forma e Moldavisë në ndeshjet e fundit, kundërshtarit të Kosovës

Kombëtarja e Moldavisë do të jetë kundërshtari i radhës i Kosovës në Ligën e Kombeve.

Sport

18/11/2020 16:35

‘Dardanët’, sonte (e mërkurë) me fillim nga ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, presin Moldavinë, në ndeshjen e xhiros së fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve.

Kosova në këtë sfidë konsiderohet favorit si në fushë ashtu edhe në letër, shkruan lajmi.net.

Moldavia nuk di për fitore që nga  që nga 8 qershori i vitit 2019, kur kishte mposhtur 1:0 Andorrën.

Që nga ajo kohë, Moldavia ka zhvilluar 15 ndeshje, duke regjistruar 13 humbje dhe dy barazime.

Moldavia gjithashtu nuk ka shënuar në gjashtë ndeshjet e fundit. Goli i fundit i kësaj kombëtareje vjen pikërisht ndaj Kosovës, në barazimin 1:1 më 3 shtator./Lajmi.net/