Forcat izraelite raportohet se sulmuan me gaz lotsjellës stadiumin ku luhej finalja e Kupës palestineze
Disa dhjetëra mbështetës palestinezë iu desh të merrnin kujdes mjekësor në Alram, në lindje të Jerusalemit, gjatë finales së Kupës së Ligës Palestineze midis Balata FC dhe Jablmokbr. Sipas raportimeve të mediave lokale, forcat izraelite hodhën gaz lotsjellës në stadiumin Faisal Husseini ndërsa po luhej finalja, transmeton lajmi.net. Kapiteni i Balata, Saed Abu Saleem tha…

Sport
Disa dhjetëra mbështetës palestinezë iu desh të merrnin kujdes mjekësor në Alram, në lindje të Jerusalemit, gjatë finales së Kupës së Ligës Palestineze midis Balata FC dhe Jablmokbr.
Sipas raportimeve të mediave lokale, forcat izraelite hodhën gaz lotsjellës në stadiumin Faisal Husseini ndërsa po luhej finalja, transmeton lajmi.net.
Kapiteni i Balata, Saed Abu Saleem tha se gazi rrjedh në dhomën e zhveshjes dhe disa lojtarë duhej të trajtoheshin për probleme të frymëmarrjes.
Tens of Palestinians suffocated from Israeli tear gas in Alram, E Jerusalem.
Israeli forces threw tear gas at Faisal Husseini fotball stadium while Balata FC was the playing the finale against Jerusalemitte Jablmokbr team
The second half of the match was delayed indefinitely pic.twitter.com/mhui1Zn29T
— Younis | يونس (@ytirawi) March 30, 2023
Në tribuna janë përjetuar edhe skena paniku.
Pjesa e dytë e ndeshjes u vonua derisa gazi ishte shpërndarë dhe loja mund të vazhdonte.
Edhe pas pushimit, portieri i Jablmokbr Rami Hamadi duhej të trajtohej për shkak të gazit lotsjellës./Lajmi.net/
Israeli occupation forces fire tear gas into faisal al huseini stadium in al ram in west bank palestine during the final of palestine cup between balata vs almukaber .where is fifa all world to see this and stop double standard measures when it comes to israel pic.twitter.com/YbCqQixLph
— Mohamad iraqi (@Mohamadiraqi10) March 30, 2023