“Forbes” nxori listën e aktoreve më të paguara, ja kush e kryeson

Prestigjiozja "Forbes" ka publikuar listën me emrat e aktoreve më të paguara në botë.

ShowBiz

17/08/2018 17:41

Ajo që kryeson këtë listë është Scarlett Johansson, e cila deri më 1 qershor 2018 kur edhe janë mbledhur të dhënat ka fituar 40.5 milionë dollarë , shkruan lajmi.net.

Johansson këtë vit zë vendin e Emma Stone, ndërsa filmi që mendohet se i solli asaj përfitimet më të mëdha është “Avengers Marvel”.

Scarlett Johansson e pason aktorja Angelina Jolie, e cila ka fituar plot 28 milionë dollarë, ndërsa pas saj është Jennifer Aniston me 19.5 milionë dollarë përfitime gjatë këtij viti.

Më poshtë e gjeni listën me 10 aktoret më të paguara:

Scarlett Johansson – 40.5 milionë dollarë;

Angelina Jolie – 28 milionë dollarë;

Jennifer Aniston – 19.5 milionë dollarë;

Jennifer Lawrence – 18 milionë dollarë;

Reese Witherspoon – 16.5 milionë dollarë;

Mila Kunis – 16 milionë dollarë;

Julia Roberts – 13 milionë dollarë;

Cate Blanchett – 12.5 milionë dollarë;

Melissa Mçarthy – 12 milionë dollarë;

Gal Gadot – 10 milionë dollarë. /Lajmi.net/