Fonseca: Roma e humbi iniciativën

Roma kishte përballë Inter, në kuadër të xhiros së 17-të të Serie A.

Sport

10/01/2021 15:06

Ndeshja përfundoi më rezultatin 2-2, ndërsa Roma ishte në avantazh që nga pjesa e parë, për ta gjetur vetën në pjesën e dytë në disavantazh, transmeton lajmi.net.

“Giallorossët” arritën të barazojnë në fund të ndeshjes me antë të Gianluca Mancini.

Trajneri i Romës, Paulo Fonseca, ka vlerësuar ndeshjen e sotshme por ka qenë kritik naj ekipit të tij.

“Është e vështirë për mua të komentoj në këtë lojë. Ne patëm një pjesë të mirë të parë, pastaj në nuk ishim e njejta skuaër 15 minutat e fundit. Pasi Interi shënoi golin e dytë, ne papritmas u kthyem përsëri në veten tonë ”, tha ai.

“Për fat të keq, ato 15-20 minuta në fillim të pjesës së dytë ishin fatale. Nuk ishte problemi fizik, sepse ne performuam me një ritëm të lartë”, tha italiani.

“Interi filloi pjesën e dytë duke lëvizur Brozovic dhe Vidal, kështu që ne humbëm aftësinë për t’ju bërë presion atyre në atë zonë. Skuadra jonë humbi intensitetin dhe nuk ishte aq agresive, kështu që ishte e vështirë kundër një skuadre si Inter, ne nuk ishim në gjendje të bënim presion”, tha Fonseca.

“Do të jetë një tjetër ndeshje e vështirë ndaj Lazios, që ne duhet ta përgatisimatë dhe do të jetë e vështirë, pasi Lazio është një ekip i shkëlqyeshëm. Ne duhet të përqendrohemi në atë që mund të përmirësojmë dhe të jemi të qëndrueshëm gjatë gjithë ndeshjes”, perfundoi Paulo Fonseca.