Fonseca: Roma bëri ëndrrën time realitet

Paulo Fonseca ka thënë se nënshkrimi me Romën ishte ëndërr e bërë realitet.

Sport

05/06/2020 22:12

Fonseca tregoi suksese të mëdha me skuadrën e Shakhtar Donetsk, ku instalonte një stil loje të shkëlqyer, duke tërhequr vëmendjen e Romës.

Trajneri ka thënë se ishte ëndërr e tija që të udhëhiqte një skuadër të madhe evropiane, dhe Roma i bëri këtë ëndërr realitet.

“Kam qenë mjaftueshëm me fat që të bëhem ai që doja të bëhem”, ka thënë Fonseca, transmeton lajmi.net.

“Si një djalosh, unë ëndërroja të isha futbollist dhe u bëra një i tillë. Pas kësaj, unë ëndërroja të bëhesha trajner dhe u bëra. Ëndërrova të drejtoj një klub evropian dhe po bëj një gjë të tillë. Në nivel profesional, ndihem i kënaqur”, ka shtuar trajneri i Romës.

“Tani ëndërroj të fitoj trofe të rëndësishëm, si Liga e Kampionëve apo ndonjë nga trofetë kryesor në Evropë, si ato italiane. Në përgjithësi, unë ëndërroj të jem i lumtur çdo ditë dhe të jetoj në paqe. Për mua, lumturi është të jem i lumtur edhe jashtë futbollit”, ka thënë mes tjerash Fonseca.

Fonseca synon që këtë edicion të sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve, edhe pse do ta ketë vështirë në garën me Atalanta. /Lajmi.net/