Fonseca jep lajmin e mirë për “Dardanët”: Zhegrova është rikthyer dhe është gati
Edon Zhegrova, futbollisti i Kombëtares së Kosovës është rikhyer nga lëndimi dhe është gati për ndeshjen e fundit të sezonit me ekipin e Lille. Trajneri Paulo Fonseca dha lajmin e mirë për gjithë tifozët e Kosovës, pasi Zhegrova do të jetë i gatshëm për dy takimet e “Dardanëve” gjatë këtij muaji në ndeshjet para-kualifikuese për…

Sport
Edon Zhegrova, futbollisti i Kombëtares së Kosovës është rikhyer nga lëndimi dhe është gati për ndeshjen e fundit të sezonit me ekipin e Lille.
Trajneri Paulo Fonseca dha lajmin e mirë për gjithë tifozët e Kosovës, pasi Zhegrova do të jetë i gatshëm për dy takimet e “Dardanëve” gjatë këtij muaji në ndeshjet para-kualifikuese për Euro 2024, shkruan Lajmi.net
“Edoni është plotësisht gati. Por do ta ketë të vështirë të luajë 90 minuta”, u shpreh Fonseca para ndeshjes së fundit këtë sezon kundër Troyes.
Kujtojmë që Edon Zhegrova gjatë këtij sezoni në Ligue 1 zhvilloi 21 ndeshje, shënoi tre gola dhe bëri pesë asiste.
Vlera e tij momentale në sajtin e njohur “Transfermarkt” shkon deri në 7 milionë euro dhe pas këtij sezoni do të ketë punë me ofertat që do t’i bëhen atij gjatë afatit kalimtar./Lajmi.net/
Angel Gomes, Edon Zhegrova et Ismaily (Lille) de retour pour le match à Troyes https://t.co/6iEGR2tCFu pic.twitter.com/JD9OGhOW5L
— WYN SPORT (@WYN_Sport_News) June 2, 2023