FOL do ta monitorojë Qeverinë përmes “IsaMetri”-t
Lëvizja Fol do të nisë monitorimin e punës së qeverisë së Kosovës në katër shtyllat e programit të Qeverisë Mustafa.

Lajme
Kjo lëvizje nesër do të prezantojë platformën online të cilën e ka quajtur “IsaMetri”.
Sipas një njoftimi të bërë ne faqen e ‘Fol’, është bërë e ditur se përmes kësaj platforme, kjo organizatë do të monitorojë hap pas hapi të gjitha veprimet qeveritare në lidhje me zbatimin e programit katër-vjeçar.
Hartimi i strategjisë kombëtare për zhvillim, mbështetja në reformimin dhe fuqizimin e sistemit prokurorial, ndërmarrja e politikave ekonomike, menaxhimi i flukseve të migrimit, vazhdimin e reformës ligjore, janë disa nga pikat kryesore që të monitorohen nga kjo lëvizje.
Pjesë e monitorimit të Lëvizjes “Fol”, përmes platformës ‘IsaMetri’, do të jenë edhe premtimet e mbajtura ose jo të ministrave.