Fofana pajtohet të kalojë te Chelsea, mbetet vetëm dakordimi i klubeve

Wesley Fofana është pajtuar që t’i bashkohet skuadrës së Chelseas si transferim i përhershëm në këtë verë. Siç raporton Fabrizio Romano, tashmë kjo çështje ka mbetur të zgjidhet në mes të klubeve, transmeton lajmi.net. Aktualisht nuk ka ndonjë marrëveshje në mes të tyre, por kjo mund të arrihet së shpejti, pasi është në pyetje dëshira…

Sport

16/08/2022 17:37

Wesley Fofana është pajtuar që t’i bashkohet skuadrës së Chelseas si transferim i përhershëm në këtë verë.

Siç raporton Fabrizio Romano, tashmë kjo çështje ka mbetur të zgjidhet në mes të klubeve, transmeton lajmi.net.

Aktualisht nuk ka ndonjë marrëveshje në mes të tyre, por kjo mund të arrihet së shpejti, pasi është në pyetje dëshira e lojtarit, i cili mund ta përshpejtojë këtë proces.

Bisedimet, që janë duke vijuar ende, mund ta ulin çmimin e lojtarit në favor të klubit londinez, pasi, siç dihet, së fundi janë kërkuar hiç më pak se 60 milionë euro për të.

Ish-kampionët anglezë janë duke shpresuar që të arrihet një “mes i artë”, duke u ndarë të dyja palët të kënaqura. /Lajmi.net/