Fofana mungon tri javë për Chelsean për shkak të një lëndimi

Wesley Fofana do të mungojë tri deri në katër javë, për shkak të një lëndimi të marrë në një ndeshje miqësore. Mbrojtësi i Chelseat nuk u ftua fare nga Franca për Kupën e Botës, andaj ishte prezent në ndeshjet miqësore që londinezët luajtën. Sipas Fabrizio Romanos, lëndimi nuk duket serioz dhe koha prej 3-4 javësh…

Sport

22/12/2022 11:15

Wesley Fofana do të mungojë tri deri në katër javë, për shkak të një lëndimi të marrë në një ndeshje miqësore.

Mbrojtësi i Chelseat nuk u ftua fare nga Franca për Kupën e Botës, andaj ishte prezent në ndeshjet miqësore që londinezët luajtën.

Sipas Fabrizio Romanos, lëndimi nuk duket serioz dhe koha prej 3-4 javësh është mëse e mjaftueshme për rikuperim.

Fofana erdhi si top transfer nga Leicesteri për qendrën e mbrojtjes, mirëpo, të paktën deri më tani, nuk ka treguar paraqitje shumë të mira me londinezët. /Lajmi.net/