FMN: Perspektivat për rritje ekonomike të SHBA-së janë të forta

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) vlerësoi sot se perspektiva e ekonomisë amerikane vazhdon të jetë e mirë një ditë pas njoftimit nga banka qendrore amerikane për një rishikim në ulje të parashikimeve të rritjes ekonomike.

Bota

21/03/2019 17:04

“Ne vlerësojmë se perspektivat për ekonominë amerikane janë të forta me një nivel papunësie historikisht të ulët, një nivel të lartë të besimit tek sipërmarrjet dhe ekonomia familjare”, deklaroi Gerry Rice, zëdhënësi i FMN-së gjatë një konference për shtyp.

Ky institucion ndërkombëtar me qendër në Uashington do të publikojë më 9 prill parashikimet e reja për rritjen ekonomike botërore.