FMN: Në vjeshtë vendosim për paketën e re të shpëtimit për Greqinë

Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk do të vendos deri në vjeshtë, nëse do t’i japë Greqisë një paketë të re shpëtimi.

Bota

06/08/2015 20:47

“Njoftimi u dha nga kryetari i FMN-së për Evropën Veriore, suedezi Thomas Ostros, në një intervistë me gazetarin Dagens Nyheter”, sipas Reuters-it.

Ostros deklaroi se “ka një mbështetje të fortë të FMN-së për të qenë pjesë e një programi të ri të kredisë, por kjo do të marrë kohë, pasi bisedimet midis Greqisë dhe kreditorëve të saj do të vazhdojnë gjatë verës dhe vjeshtës dhe më pas bordi do të marrë një vendim”.