Fluturon, fluturon United

Chris Smalling beson se Manchester United ka treguar forcën e tij me fitoren ndaj Arsenalit. Kampioni në fuqi tani ka vetëm pesë pikë më pak se londinezët pas fitores 1:0 në Old Trafford të dielën që kanë konfirmuar ringjalljen e skuadrës së David Moyesit që ka marrë 13 pikë nga 15 të mundshmet, në pesë…

Sport

12/11/2013 18:50

Chris Smalling beson se Manchester United ka treguar forcën e tij me fitoren ndaj Arsenalit. Kampioni në fuqi tani ka vetëm pesë pikë më pak se londinezët pas fitores 1:0 në Old Trafford të dielën që kanë konfirmuar ringjalljen e skuadrës së David Moyesit që ka marrë 13 pikë nga 15 të mundshmet, në pesë duelet e fundit.

“Ishte fitore e madhe për ne pasi kemi lënë gjurmë”, deklaroi Smalling për ManUtd.com.

“Jam i lumtur që treguam përkushtimin dhe angazhimin e nevojshëm për të marrë tri pikë. Isha i vetëdijshëm se Manchester City ishte duke humbur dhe Tottenham kishte pësuar disfatë dhe këto rezultate na dhanë përkrahje edhe më të madhe”, shtoi ai. Smalling beson se nga viti 2014, United do të shpërthejë me të gjitha forcat.

“Nga janari, do të fluturojmë me të vërtetë duke treguar vazhdimësinë për të cilën njihet United për shumë vjet. Kjo ka filluar të shfaqet tani, edhe pse ngadalë. Seria e rezultateve pozitive në periudhën e fundit është dëshmi se jemi duke shkuar në rrugën e duhur”, përfundoi ai.