Fluturon, fluturon, Justin Bieber

Justin Bieber me siguri dëshiron të mendojë për veten si një ‘djall i guximshëm’. Këngëtari kanadez ka rrezikuar shumë, duke kërcyer nga një lartësi goxha e madhe, derisa po i kalonte pushimet ditëve të fundit në Hawaii, më saktësisht në plazhin ‘Shipwreck Beach‘. 19 vjeçari u incizua duke kërcyer nga një shkëmb, edhe pse në…

ShowBiz

26/11/2013 06:00

Justin Bieber me siguri dëshiron të mendojë për veten si një ‘djall i guximshëm’. Këngëtari kanadez ka rrezikuar shumë, duke kërcyer nga një lartësi goxha e madhe, derisa po i kalonte pushimet ditëve të fundit në Hawaii, më saktësisht në plazhin ‘Shipwreck Beach‘.

19 vjeçari u incizua duke kërcyer nga një shkëmb, edhe pse në atë anë nuk kishte shpëtues të ujit. Ky plazh nuk rekomandohet të vizitohet nga pushuesit për shkak të rrezikshmërisë së shkëmbinjve dhe mungesës së kujdestarëve të plazhit.

Bieber ka qenë i shoqëruar nga disa miq dhe nga një zeshkane simpatike. Ai dukej në formë të shkëlqyeshme, me një trup që dita ditës po i bëhet më muskulor, ndërsa nuk i mungonin as tatuazhet.