‘Fluturojnë’ çmimet e biletave në ‘Emirates’, shkon deri në 28 mijë euro

Një biletë për ndeshjen e fundit të Arsenalit kundër Wolves në Premier Ligë, më 28 maj është në treg për 28,409 eurove. ‘Topçinjtë’ mund të festojnë lavdinë e Premier Ligës pikërisht atë ditë ndaj Wolves. Skuadra e Mikel Artetës mban një epërsi prej tetë pikësh ndaj Manchester Cityt pasi ka luajtur një ndeshje më shumë,…

Sport

30/03/2023 13:26

Një biletë për ndeshjen e fundit të Arsenalit kundër Wolves në Premier Ligë, më 28 maj është në treg për 28,409 eurove.

‘Topçinjtë’ mund të festojnë lavdinë e Premier Ligës pikërisht atë ditë ndaj Wolves.

Skuadra e Mikel Artetës mban një epërsi prej tetë pikësh ndaj Manchester Cityt pasi ka luajtur një ndeshje më shumë, por kampionët në fuqi janë të vendosur të garojnë deri në fund.

Sipas raportimit të ‘The Mirror’, po qarkullon një foto teksa tregon që çmimi për biletë në ndeshjen e fundit të Arsenalit në ligë kap shifrën e 28 mijë eurove, transmeton lajmi.net.

Një biletë standarde zakonisht kushton jo më shumë se 100 funte, por për takimin e fundit duket se do ‘fluturojë’.

Këtë sezon, atmosfera brenda ‘Emirates’ ka qenë në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave me bazën e tifozëve, e cila është kritikuar në të kaluarën.

Arsenali mori për herë të fundit ligën angleze në vitin 2004./Lajmi.net/